Zv.kryeministri Erion Braçe ka denoncuar zhurmën që shkaktohet nga ndërtimi i një pallati pranë banesës së tij.
Në një postim në Facebook, Braçe ka shpërndarë video nga pallati përballë, ku theksoi se pasi u ankua, mori si përgjigje që muzika është e lejuar deri në orën 23:00.
Kjo situatë e ka indinjuar Braçen, i cili shkruan se “çmendia nuk ka fund”.
“Ora 7.28, e shtunë! Mirëmëngjes. Ashtu është fiks siç e mendoni! I pyeta dhe më thanë: Muzika është e lejuar deri në orën 23:00!”, shkruan ai.
Advertisement