“Palaço e trafikant kokaine”/ Braçe përplaset ashpër me kreun e LSI në Divjakë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Palaço e trafikant kokaine”/ Braçe përplaset ashpër me kreun e LSI në Divjakë

Zv.Kryeministri Erion Braçe sulmoi ashpër kreun e LSI për degën e Divjakës duke paralajmëruar se do të publikojë edhe dosjen e tij kriminale.

Brace që është edhe deputet i zonës së Divjakes, shkruan në facebook se Ledio Rrudho ka një skedë kriminale personale dhe familjare që banorët e asaj zonë e njohin mirë pasi ky person, sipas Braces ka dendur me kokainë Italine fqinje e jo vetëm kaq por ka ndërtuar dhe zaptuar prona publike në këtë qytet bregdetar, shkruan Vizion Plus.

 

Palaco!;

Advertisement

Me ty do te merrem vete nje here,

diten kur do te publikoj skeden kriminale personale dhe familjare.

Ate dite do kuptosh dallimin mes nje socialisti, rilindasi, kumarxhiu qe ka rrjepur cdo djale e burre me baste ne Divjake, familjet e tyre,

drogaxhiu qe ka dendur me kokaine Italine fqinje por edhe Divjaken, te paligjshmi qe cdo gje e ka te paligjshme, duke ndertuar e zaptuar prona publike te Divjaken!

Advertisement

Te garantoj qe ajo dite do te jete shembullore per ty dhe ate tjetrin qe fsheh surratin pas teje!

Besoj je i qarte!

 

I menjehershëm ishte edhe reagimi i kryetarit të LSI në Divjakë, Ledio Rrudho, raporton Vizion Plus.

Advertisement

 

Duke e quajtur Bracen, palaco të Rilindjes, kreu i LSI shkruan se ky është një reagim I dëshpëruar si pasojë e përmbytjes së të mbjellave për fermeret në Divjake duke qënë se nuk janë pastruar kanalet. Rrudho shton se Brace ka 8 vjet që po e rrjep Divjake.

 

 

Advertisement

Per socialistin e kthyer ne palaco te rilindjes!

Sot pas disa ditesh socialisti i kthyer ne rilindas Erion Brace lindur e rritur ne Kombinat qenka kujtuar te reagoj ndaj meje pikerisht sot ne diten me te veshtire per te gjithe fermeret e Divjakes edhe zonave perreth.

Palaco i rilindjes ka shkruar per mua sot ku jane permbytur te gjitha te mbjellat e fermereve per shkak te mospastrimit te kanaleve.

Arsyeja eshte e qarte te heqi vemendjen nga demi qe po i shkaktohet fermereve te Divjakes.

Advertisement

Njeriu qe po rrjep prej 8 vitesh Divjaken me akuzon mua djal lindur e rritur ne Divjake se paskam rrjepur patriotet e mi!

Po deri dje Erion Brace qe votuam Partine Socialiste nuk isha ky djal qe ti perbalt sot vetem se nuk ndajme te njejtat bindje politike!

Turp per ty qe mundohesh te terheqesh vemendjen nga realiteti i veshtire qe ndodhet sot Divjaka!

 

Advertisement

Përplasja mes Braces dhe Rrudhos vjen vetëm një ditë pasi Monika Kryemadhi ishte në Divjake shoqëruar pikërisht nga kreu i kësaj dege Ledian Rrudho.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy