Rritja e infektimeve në Greqi, rrezikohen të bllokohen ishujt iOS dhe Mykonos

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rritja e infektimeve në Greqi, rrezikohen të bllokohen ishujt iOS dhe Mykonos

Dy ishuj në Greqi janë një hap drejt bllokimit. Protothema shkruan se rritja e madhe e infektimeve ditore të Covid ka bërë që ishulli iOS dhe Mykonos të shkojnë drejt bllokimit.

Shkak për rastet e shumta me Covid në këto dy ishuj janë bërë turistet e shumtë, të cilët nuk respektojnë asnjë masë mbrojtëse, së bashku me vendasit e pavaksinuar dhe që nuk mbajnë maska.

Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile në Greqi, Nikos Hardalias u kërkoi autoriteteve lokale të këtyre ishujve që të udhëzojnë turistet të mbajnë maskat vendosur, si dhe shtoi se do të ketë kontrolle dhe masa të rrepta nëse distancimi social dhe maska nuk mbahet nga njerëzit.

Advertisement

“Imazhet që shoh atje më trishtojnë. Sigurisht,  masa për mbajtjen e maskës do të zbatohet për të gjithë, të vaksinuar dhe të pavaksinuar. Sidoqoftë, të pavaksinuarit luajnë me jetën e tyre dhe, për fat të keq, luajnë me jetën e të tjerëve,” tha ai.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy