FOTOT: Vendi ku ende ndiqet sistemi i matriarkatit, në një nga ishujt përrallorë të Greqisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ndërtesat e bardha të vendosura në majë të kodrave, deti, dielli dhe natyra e paprekur e bëjnë Karpathos -in, një nga ishujt përrallorë të Greqisë. Vendi, si e gjithë Greqia, mban gjurmë të një qytetërimi antik, që nuk manifestohet vetëm në rrënoja dhe mbetje arkeologjike, por edhe në trashëgimin e kulturës shpirtërore dhe jetës sociale.

Ishulli, që ndryshe nga ishujt e tjerë grek nuk ka restorante dhe hotele luksoze, tërheq turistë për bukuritë e tij të paprekura, por edhe për një dukuri të veçantë të organizimit shoqëror në komunitetin e banorëve të ishullit, që ka të bëjë pikërisht me matriarkatin. Dikur, në shoqërinë primitive, matriarkati ishte forma mbizotëruese, ku rolin drejtues në jetën ekonomike, shoqërore e familjare e luante gruaja. Sot, thuajse nuk ekziston më asnjë vend i tillë në botë që ta përshkruajë veten si matriarkat, përveç disa fiseve që jetojnë akoma në pyje dhe xhungla. I vetmi vend i një shoqërie moderne që duket se vazhdon akoma të ndjekë këtë sistem udhëheqje, është Karpathos-i.

Një nga ndalesat e para në udhëtimin në Karpathos është Avlona, ​​një zonë e vogël banimi që merret kryesisht me bujqësi. Aty është e vështirë të gjesh restorante, dyqane apo furra buke. E vetmja furrë buke është një furrë me tulla, në natyrë, në të cilën sigurisht punojnë…gratë.  Pronarja e furrës, Anna Lentaki, së bashku me shumë gra të fshatit që kanë ruajtur akoma receta të vjetra gatimi dhe përdorin vetëm produkte të vendit, po kërkojnë t’i ofrojnë këto edhe për turistët, apo pse jo të hapin edhe ndonjë restorant të vogël. Veç kësaj edhe të tregtojnë prodhime të ndryshme artizanale dhe tekstile.

I njohur si vendi ku gratë janë në krye, ishulli ka tërhequr vëmendjen edhe të historianëve për të ditur nëse ky nocion është paksa i ekzagjeruar, dhe për të parë si ndahen rolet midis burrave dhe grave. Sipas tyre, është e vërtetë që gratë drejtojnë jo vetëm shtëpinë dhe kuzhinën, por angazhohen më shumë sesa burrat, kudo. Ata mbajnë role të rëndësishme, por më shumë se kaq, rolet e tyre vlerësohen.

Advertisement

Në kohërat e pushtimit italian, gratë në Karpathos treguan edhe një anë tjetër tyren, atë të rezistencës së patrembur, duke marrë përsipër mbrojtjen e lirisë së vendit. Shumë prej tyre ishin në frontin e parë të luftës, e ndërsa vajzat e reja, që detyroheshin të mësonin italishten, u shtirën se nuk ishin të afta të përvetësonin këtë gjuhë, dinakëri kjo si e Odiseut në mitet e lashta.

Jo më kot shpesh gratë e Karpothis-it krahasohen me perëndeshat e mitologjisë greke, të afta që me përmes forcës dhe zgjuarsisë së tyre të drejtojnë dhe të kujdesen që komuniteti i tyre të mbijetojë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy