“Situata e COVID është e rëndë”/ Mediu: Sistemi shëndetësor, në kaos

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Situata e COVID është e rëndë”/ Mediu: Sistemi shëndetësor, në kaos

Në takimin me kryesinë e grave të Partisë Republikane, Fatmir Mediu theksoi rolin dhe angazhimin e tyre në fushatë.

Duke marrë shkas edhe nga situata e pandemisë, kreu i PR-së theksoi se situata është bërë jashtëzakonisht e rëndë dhe se infektimi i popullsisë tashmë është masiv.

“Natyrisht që vlerësoj të gjithë mbështetjen dhe punën e mjekëve dhe personelit shëndetësor. Janë me të vërtetë luftëtarë, të cilët meritojnë respektin e gjithësecilit nga ne, por nga ana tjetër, përkujdesja e shtetit dhe mënyra e organizimit dhe funksionimit të shëndetësisë në Shqipëri, tregon që është në një katastrofë totale. Pamundësia për të përballuar këtë situatë dhe sidomos situatat e vështira për të mbështetur në emergjencë qytetarët që kanë nevojë, tregon qartë një perspektivë shumë shumë të rëndë përsa i përket jetës së qytetarëve shqiptarë. Për më tepër më shumë një teatër të kryeministrit dhe të atyre që janë rreth e rreth kryeministrit për menaxhimin e kësaj pandemie dhe sidomos në raport me garantimin e vaksinimit të popullsisë. Me ritmet me të cilat po vaksinohet popullsia shqiptare do të ketë një kohë të gjatë, ku shumë familje do të vuajnë, për fatin e keq shumë të tjerë, njerëz, qytetarë të pafajshëm do të humbasin jetën.”

Sipas tij, kostot e trajtimit të COVID në spitalet private kanë shkaktuar pasoja ekonomike.

Advertisement

Ai u shpreh mes të tjerash së programi politik i PD-së duhet të integrohet me programet e partive të tjera të opozitës, raporton Vizion Plus.

“Unë vlerësoj maksimalisht të gjithë programin që ka nxjerrë Partia Demokratike, i cili është një program shumë shpresëdhënës, një program konkret dhe real për kapërcimin e pasojave që ka krijuar regjimi i korruptuar i Edi Ramës, jo vetëm në fushën ekonomike, por edhe në element të tjerë shumë të rëndësishëm që kanë të bëjnë me funksionimin e demokracisë shqiptare dhe ndërtimin e institucioneve demokratike. Për më tepër,është e domosdoshme që në këtë situatë të rëndë, të një krize politike, të një krize institucionale, krize morale, ekonomike, ne të thërrasim në mbështetje të interesave të Shqipërisë, kualitete të cilat të ofrojnë në fushën e kulturës, të mjekësisë, ekonomisë, një qeverisje kualitative.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy