Mbetet e rëndë situata nga përmbytjet në Shkodër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbetet e rëndë situata nga përmbytjet në Shkodër

Situata në njësitë administrative të Shkodrës si pasojë e përmbytjeve vazhdon të jetë e rëndë. Mijëra hectare janë nën ujë ndërsa qindrfa shtëpi gjithashtu janë të rrethuara nga uji dhe me probleme te konsiderueshme sidomos për ushqimin e bagëtive.

Më poshtë raporti i plotë për situatën në Shkodër.

 

Situata e përmbytjeve në Nj.A.Dajç, datë 13.02.2021

Advertisement

Hidrometri shënon 6.80 cm.
❌1900 ha tokë bujqësore e përmbytur (fshatrat Darragjat, Shirq ,Mushan, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Pentar-zona fushore.
❌ Rrugë të bllokuara Darragjat, Shirq, vendi i quajtur Urrelat e Shirqit lartësie e ujit arrin 150 cm në rrugë.
❌ Shtëpi të përmbytura 9
❌ Prezencë uji në oborre 131 shtëpi, Shirq 70, Mushan 10, Darragjat 11, Belaj 30, Rrushkull 1, Suka 9.
❌ Është bërë e pamundur lëvizja me vetura në lagjen Mazija- Suka Dajç.
❌ Është e pakalueshme rruga Belaj- Pentar, vetëm me mjete të larta të ushtrisë kalohet.
❌ Rruga kryesore e Darragjatit kalohet vetëm me mjete të tonazhit të lartë.
❌ Rruga kryesore Dajç është vështirësuar jashtëzakonist lëvizja me vetura, në drejtimin Dajç rruga nacione Shkodër- Velipojë.
❌ Kërkohet që të lihet në dispozicion një mjet ushtrie për komunikimin e banorëve me rrugën kryesore.
✅ Makina e Ushtrisë në gatishmëri ora 07:45- 16:00 tek Dispeçeri Mushan.
✅ SPZ e zonës në gatishmëri .
✅ Qendrat shendetësore në gatishmëri
✅ Energji elektrike kemi, ndërprerje të hërëpashershme.
❌ Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2m.
❌ Nevoja për bazë ushqimore për gjënë e gjallë është e madhe.

 

Situata e përmbytjeve në Nj.A. Berdicë vazhdon të jetë e njëjtë si një ditë më parë:

❌1200 ha tokë bujqësore e përmbytur në fshatrat Trush- Berdicë e Madhe, Berdicë e Mesme, Berdicë e Sipërme.
❌ Janë rreth 50 shtëpi banimi të rrethuara nga uji (kryesisht në fshatin Trush).
❌ Janë 5 shtëpi në fshatin Berdicë e Mesme dhe Berdicë e Madhe.
❌ Prezencë uji ka në lagjen Maksuti ,Qokthi ,Tula ,Xhurreta dhe tek rruga e Bostanishtes (e pakalueshme me vetura).

Advertisement

 

 

 

Situata e përmbytjeve në Nj.A. Rrethina, datë 13.02.2021.

Advertisement

❌Tokë e përmbytur total 600 ha.
✅ Shtëpi të përmbytura nuk ka.
❌ Prezencë uji në 70 shtepi.
✅ Qendra shendetësore në gatishmëri.
✅ SPZ në gatishmëri.
✅ Energji elektrike për momentin ka.
❌ Nevojë për bazë ushqimore për bagëtinë.
❌ Nevojë për ujë të pijshëm.
❌ Nevojë për ndihma ushqimore.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy