“Situata në Obot është kritike”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Situata në Obot është kritike”

Vazhdon ende të jetë problematike situata nga përmbytjet në disa njesi administrative të Shkodrës.

Në raport me një një ditë më parë niveli I ujit në Njësinë Dajc është rritur me 3 cm.

Janë1500ha toke bujqesore e permbytur( fshatrat Darragjat,Shirq,Mushan,Suka-Dajç, Belaj,Rrushkull,Samrish i Ri,Pentar-zona fushore.

Rruga e bllokuar është ajo Darragjat Shirq,tek vendi inquajtur urrelat e Shirqit ku lartesia e ujit arrin 100-130 cm ne rruge.

Advertisement

Aktualisht ka prezence uji ne oborre 121 shtepi,Shirq 70,Mushan 10,Darragjat 11,Belaj9,Rrushkull 12.Suka 9.

Ne disa toka bujqesore lartesia e ujit arrin 2m lartesi.

Në njësinë administrative Ana e Malit ka 1250 ha toke bujqesore të permbytur( fshatrat Oblike, Obot  Muriqan).

Rruga e Obotit e bllokuar rreth 120 cm lartesi ne rruge.

Advertisement

Për momentin raporton 2 shtëpi dhe prezence uji ne oborre 100 cm ( fshati Obot.)

Rruga Obotit është e pa kalueshme ( makina ushtrise nuk kalon ) ndërsa Ujesjellesi Oblika 1 është i bllokuar nga uji ( jashte funksioni).

Në  disa toka bujqesore lartesia e ujit arrin 2-2.5 m. dhe ajo që shqetëson është fakti që sot ka rritje niveli i ujit me rreth 30-40 cm.

Sipas bashkisë Shkodër, situata në Obot është kritike, dhe ka nevoje urgjente për ushqime në këtë fshat jo vetëm për njerezit por duhet bazë ushqimore edhe për bagetite.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy