
Kosova ka shënuar një viktimë nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.
Autoritetet shëndetësore njoftuan se nga 5204 testime, janë shënuar 352 persona të infektuar. Sipas raportit ditor, më së shumti raste janë shënuar në grupmoshën 20-29 vjeç, përkatësisht 103 raste ndërsa vatra më e nxehtë mbetet Prishtina me gjithsej 68 raste të reja.
Në 24 orëshin e fundit janë shëruar edhe 13 pacientë, ndërsa raste aktive janë 1.659.
Që prej 13 marsit të vitit 2020 deri më 7 gusht 2021, Kosova ka regjistruar gjithsej 109,662 raste me COVID-19, 2,271 viktima ndërsa 105,732 pacientë janë shëruar.
Advertisement