Koronavirusi në Kosovë: 4 viktima dhe 307 raste të reja me COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Koronavirusi në Kosovë: 4 viktima dhe 307 raste të reja me COVID-19

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë thënë se të mërkurën janë shënuar si të infektuar me koronavirus edhe 307 persona.

Shifrat janë në bazë të 1,787 mostrave të testuara ndërsa komuna me numrin më të lartë të të infektuarve të rinj është Prishtina me 128 raste.

Sipas raportit të Institutit të Shëndetësisë Publike (IKSHPK), nga sëmundja COVID-19 që e shkakton koronavirusi i ri kanë vdekur edhe 4 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 1.532.

Të vdekurit janë nga Fushë Kosova, Malisheva, Prizreni dhe Suhareka.

Advertisement

Sipas raportit për situatën epidemiologjike, nga sëmundja janë shëruar edhe 221 pacientë ndërsa raste aktive janë 6.896.

Rastet e para me koronavirus në Kosovë janë shënuar në mars të vitit 2020. Që nga ajo kohë deri më 10 shkurt 2021, janë regjistruar 63.089 raste me COVID-19. Prej tyre 54.661 janë shëruar.k

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy