
Që pas marrjes së Kabulit, kryeqytetit të Afganistanit, talebanët u përpoqën të shfaqin përpara gjithë botës një sjellje më të përmbajtur larg dhunës dhe vrasjeve.
Por një raport i fundit i Amnesty International tregon se në fillim të muajit korrik, talebanët kryen vrasje masive të disa burrave të minoritetit Hazara në Afganistan.
Dëshmitarët kanë dhënë rrëfime tronditëse për vrasjet, sipas të cilëve, kanë ndodhur në provincën Ghazni.
Në raportin e botuar të enjten nga Amnesty International, evidentohet se 9 burra u torturuan dhe u vranë ndërmjet datave 4 dhe 6 Korrik.
Organizata intervistoi dëshmitarë okularë dhe pa dëshmitë fotografike pas vrasjeve. Fshatarët e zonës thanë se ishin larguar drejt maleve kur u intensifikuan luftimet mes talebanëve dhe forcave qeveritare të Afganistanit. Kur u kthyen në fshatin Mundarakht pas luftimeve, dëshmitarët thanë se talebanët kishin plaçkitur shtëpitë e tyre.
Gjatë rrugës për në kthim, disa persona u zunë në pritë nga talebanët. 6 burra u qëlluan, kurse 3 të tjerë u tortuan për vdekje.
Komuniteti Hazara është grupi i tretë më i madh etnik i Afganistanit.