Kallashnikov sjell pushkën ideale për të shpëtuar pengjet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kallashnikov sjell pushkën ideale për të shpëtuar pengjet

Grupi “Kallashnikov”, që njihet botërisht për pushkën automatike AK-47, ka zbuluar gjatë një forumi ushtarak, armën e saj më të re, një automatik modern, i cili është ideal për shpëtimin e pengjeve.

“PPK-20” është veçanërisht i përshtatshëm për njësitë e Forcave Speciale ndërsa pikë të fortë ka rrezet infra të kuqe.

Gjatë prezantimit, u inskenua edhe një skenë pengmarrjeje, ndërsa kompania demonstroi edhe performacën e shkëlqyer të pushkës në errësirë totale.

Prezantimi ishte pjesë e forumit “Army-2021”, që nisi të dielën në Moskë. Ky është viti i shtatë që ushtria ruse organizon një forum të tillë. Grupi “Kallashnikov” është pjesë e konglomeratit rus për mbrojtjen dhe hapësirën, Rostec.

Advertisement

View this post on Instagram

A post shared by A2 CNN Affiliate (@a2cnn)

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy