Kallashnikov sjell pushkën “hi-tech”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kallashnikov sjell pushkën “hi-tech”

Grupi “Kallashnikov”, që prodhon pushkën e famshme automatike AK-47, ka zbuluar një pushkë të re moderne, që pretendohet të bëjë për vete të rinjtë e mijëvjeçarit të ri, të quajtur “Generation Z”, të cilët nuk rrinë dot pa teknologjinë.

Pushka gjysmëautomatike shotgun, e quajtur “MP-155 Ultima”, është e pajisur edhe me një kamera HD dhe një kompjuter që mëson përdoruesit si të qëllojnë. Arma futuriste, plot stil dhe paraqitje të jashtme, mund të regjistrojë çdo lëvizje dhe të dërgojë të dhënat në telefonin celular përmes internetit ose Bluetooth-it.

Arma duket si e dalë nga një videolojë, ajo mat kohën e qitjes, numrin e të shtënave dhe normën shënjestrimit të objektivit. Ajo ka edhe një modul GPS që tregon vendndodhjen e saj kurdo dhe kur i bie bateria, pushka mund të karikohet me një portë USB. Çmimi i saj vlerësohet të jetë 100 mijë rubla, ose 1116 euro.

Grupi “Kallashnikov” është prodhuesi më i madh i armëve në Rusi dhe është pjesë e një konglomerati kompanish të quajtur Rostec, pjesërisht në pronësi shtetit rus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy