minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Veliaj pritet nga homologu Shpend Ahmeti në Kosovë: “Sot Prishtina një qytet modern, do bashkëpunojmë edhe me ekipin e ri pas zgjedhjeve vendore” - Struga.info


Veliaj pritet nga homologu Shpend Ahmeti në Kosovë: “Sot Prishtina një qytet modern, do bashkëpunojmë edhe me ekipin e ri pas zgjedhjeve vendore”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Veliaj pritet nga homologu Shpend Ahmeti në Kosovë: “Sot Prishtina një qytet modern, do bashkëpunojmë edhe me ekipin e ri pas zgjedhjeve vendore”

Pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij atje, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u prit edhe nga homologu i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Teksa vlerëson punën e Ahmetit në drejtimin e qytetit të Prishtinës, Veliaj shkruan se bashkëpunimi mes dy kryeqyteteve do vijojë edhe me ekipin e ri pas zgjedhjeve vendore në Kosovë.

“Faleminderit për mikpritjen & miqësinë speciale Shpend Ahmeti gjatë këtyre dy mandateve në drejtimin e Prishtinës, sot një qytet modern e dinamik falë punës së Shpendit e skuadres së tij. Mezi pres ta çojmë më tej bashkëpunimin me ekipin e ri pas zgjedhjeve vendore në Kosovë”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy