Hapet Parku Helen në Farkë/ Veliaj dhe homologu i Athinës përurojnë investimin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hapet Parku Helen në Farkë/ Veliaj dhe homologu i Athinës përurojnë investimin

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryebashkiaku i Athinës, Kostas Bakoyannis përuruan “Parkun Helen”, një hapësirë sportive në liqenin e Farkës. Të pranishëm në përurim ishin edhe ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Sophia Philippiddou, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca. Parku Helen u realizua me ndihmën e Ambasadës së Greqisë në Tiranë. Në fjalën e tij, Veliaj tha se ky park është një hapësirë kushtuar marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve.

 

“Ajo që na lidh me njëri-tjetrin nuk është thjesht fryma mesdhetare dhe historia, por edhe marrëdhëniet tona, të cilat janë shumë më tepër se kaq. Greqia, është një nga ato vende mike që na ka mbështetur pa rezerva në të gjitha hapat tona të integrimit në Bashkimin Evropian. Gjestin e sotëm, të shënjuar me këtë park, e konsiderojmë si një shenjë mirënjohje, por edhe një stoli për të festuar marrëdhëniet e shkëlqyer dhe raportin special mes Tiranës dhe Athinës, Shqipërisë dhe Greqisë”.

 

Advertisement

Kryebashkiaku i Athinës, Kostas Bakoyannis, u shpreh se këto investime duhet të bëjnë që Greqia dhe Shqipëria të jenë më afër me njëra tjetrën.

 

“Falenderoj kryetarin e Bashkisë së Tiranës, i cili gjithmonë na tërheq, na merr me vete me dinamizmin, efektivitetin e tij, por është edhe një njeri me zemër të madhe. Sepse nuk mund të mendoj një festë më të mirë, më të bukur, për 200 vjetorin e luftës greke për liri, jashtë kufijve të Greqisë. Ky është një park i mrekullueshëm në këtë vend me të vërtetë të bekuar, afër këtij liqeni kaq të bukur.”

 

Advertisement

Ambasadorja greke në Tiranë, Sophia Philippiddou tha kjo ishte një iniciativë e Bashkisë së Tiranës për ti ardhur pranë qytetarëve të saj me një hapësirë të re brenda parkut të Liqenit të Farkës.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy