Një ditë pas aksidentit tragjik, ku humbën jetën pesë persona dhe u plagosën katër të tjerë në Qafën e Muzinës, policia arrestoi shoferen e mjetit tip Land Rover.
Rexhina Çelhaka akuzohet per veprën penale “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Advertisement
Sipas dëshmisë së dhënë në polici, nga të mbijetuarat që ndodheshin në fuoristradë, furgoni e mori kthesën gjerë ndërsa shoqja e tyre 22-vjeçare frenoi për të shmangur përplasjen.
Por per shkak te lagështise, makina shkau dhe u përplas me furgonin.
Advertisement
Aksidenti i rëndë ndodhi në aksin rrugor Sarandë – Gjirokastër, në afersi te Qafe-Muzines ndërsa mes viktimave ishin dhe dy shtetas të huaj, bashkeshorte ukrainas qe ishin ne vendin tone per turizem.