
Mjekët, infermierët dhe punëtorët e tjerë shëndetësorë në mbarë Poloninë po protestojnë në Varshavë kundër uljes së pagave dhe kushteve të këqija të punës, teksa pandemia COVID-19 po dëmton sistemin shëndetësor të këtij shteti.
Disa prej protestuesve kanë ngritur tenda pranë zyrës së kryeministrit Mateusz Moraëiecki. Ata thanë se do të qëndrojnë aty derisa kërkesat e tyre të realizohen.
Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Adam Niedzielski ka njoftuar se do të takohet me përfaqësuesit e kësaj proteste më 13 shtator dhe se në këtë takim do të jetë i pranishëm edhe kryeministri Morawiecki.
Advertisement