Punonjësit shëndetësorë në Poloni në protestë, kërkojnë rritje page dhe kushte më të mira pune

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Punonjësit shëndetësorë në Poloni  në protestë, kërkojnë rritje page dhe kushte më të mira pune

Mjekët, infermierët dhe punëtorët e tjerë shëndetësorë në mbarë Poloninë po protestojnë në Varshavë kundër uljes së pagave dhe kushteve të këqija të punës, teksa pandemia COVID-19 po dëmton sistemin shëndetësor të këtij shteti.

Disa prej protestuesve kanë ngritur tenda pranë zyrës së kryeministrit Mateusz Moraëiecki. Ata thanë se do të qëndrojnë aty derisa kërkesat e tyre të realizohen.

Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Adam Niedzielski ka njoftuar se do të takohet me përfaqësuesit e kësaj proteste më 13 shtator dhe se në këtë takim do të jetë i pranishëm edhe kryeministri Morawiecki.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy