minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Katër ekspertë gjerman do të përfshihen në hetimin për zjarrin tragjik në Spitalin e Tetovës - Struga.info


Katër ekspertë gjerman do të përfshihen në hetimin për zjarrin tragjik në Spitalin e Tetovës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ekipi gjerman nga Shërbimi Federal Kriminalistik i cili duhet të arrijë këto ditë përbëhet nga katër anëtarë edhe atë dy kriminalistë të forenzikës për hetimin e zjarreve dhe dy kriminalistë për matjen laserike të hapësirave dhe për fotografim.

Këtë e tha zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski në konferencën e sotme për shtyp duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në lidhje me ekspertët gjerman që do të përfshihen në hetimin për zjarrin në Spitalin e Tetovës.

Arsovski tha se në MPB përgatitet mbështetje në formën e mjeteve, drafteve, planeve dhe informacioneve të tjera relevante që mund të ndihmojnë në vërtetimin e fakteve.

“Ekspertët gjermanë do të punojnë bashkërisht me kriminalistët në MPB si mbështetje ndaj PTHP-së gjatë hetimit të vërtetimit të arsyeve për zjarri në Spitalin Modular në Tetovë”, theksoi Arsovski./Telegrafi/

Advertisement

The post Katër ekspertë gjerman do të përfshihen në hetimin për zjarrin tragjik në Spitalin e Tetovës appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy