Merlina Islami: Policia në Veleshtë ndalon 67 vjeçarin, transportonte dru në mënyrë të paligjshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Më 14.09.2021 në orën 14:00 në rrugën lokale për në fshatin Oktis të Strugës, oficerët e policisë nga Stacioni i Policisë Veleshtë kryen kontroll në një automjet të tipit “Nissan” me targa të Strugës, i drejtuar nga S.C (67) nga fshati Oktis, tek i cili u zbulua se po transportonte dru zjarri në mënyrë të paligjshme dhe pa dokumentacionin e duhur. Automjeti dhe drutë e prera u konfiskuan dhe iu dorëzuan Policisë Pyjore në Strugë. Pasi rasti të dokumentohet plotësisht, do të ngrihen paditë e duhura. Sektori për Punë të Brendshme Ohër Zëdhënëse e SPB Ohër Merlina Islami

Merlina Islami: Policia në Veleshtë ndalon 67 vjeçarin, transportonte dru në mënyrë të paligjshme shkruan Struga Ekspres.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy