37-vjeçari vdes në një aksident, partnerja “martohet” me të ditën e funeralit të tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +
37-vjeçari vdes në një aksident, partnerja “martohet” me të ditën e funeralit të tij

Festimi i dashurisë përtej vdekjes. Në Cesena të Italisë një grua “u martua” me partnerin e saj në ditën e funeralit të tij. Andrea Campana, 37 vjeç, ishte viktimë e një aksidenti automobilistik. Partnerja e jetës, Giuseppina, megjithatë, donte të festonte bashkimin me burrin e saj.

Campana kishte vdekur më 14 shtator. Në bordin e skuterit të tij T-Max në Pioppa di Cesena, ai u godit dhe u vra nga një makinë. Në ditën e funeralit të tij, me miqtë dhe të afërmit në kishë, e dashura dhe njëkohësisht nëna e vajzës së tyre Aurora, vendosën të shqiptojnë “po” fatale.

 

Giuseppina festoi një martesë pa asnjë vlerë juridike , por shumë simbolike dhe shpirtërore për të kurorëzuar ëndrrën e një dashurie që ishte thyer nga fati.

Advertisement

 

Gruaja, e cila mbante buqetën e nusërisë në duar , lexoi një letër lutjeje për dhëndrin që ajo kishte përgatitur tashmë për ditën kur duhej të shkonin në altar.

 

” Unë ju deklaroj burrë e grua”, tha famullitari Jacek Kusiak, duke thene keshtu formulën klasike, për të përfunduar një dashuri që “shkon përtej çdo kufiri”.

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy