minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Sot fillon fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale në Maqedoni - Struga.info


Sot fillon fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale 2021 të caktuar për më 17 tetor edhe zyrtarisht fillon sot dhe do të zgjas deri më 15 tetor në mesnatë.

Partitë politike dhe kandidatët e pavarur tanimë i kanë paralajmëruar aktivitetet e tyre, edhe pse pjesa më e madhe e kandidatëve për kryetar komunash dhe këshilltarë në muajt e kaluar vetëm se kishin takime joformale me qytetarët dhe prezantim të platformave të tyre në rrjetet sociale.

Partitë më të mëdha politike, fushatën e nisin tradicionalisht nga qytetet e njëjta.

LSDM-ja nën moton “Më e mira për komunën tënde”, fillon nga Manastiri, OBRM-PDUKM-ja nën moton “Krijo të ardhme të re”, fushatën e fillon nga teatri antik i Ohrit, BDI-ja nga Gostivari, Besa nga Shkupi, edhe Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa fushatën e tyre e fillojnë nga sheshi Skënderbeu në Shkup.

Advertisement

 

The post Sot fillon fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy