minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Fushata zgjedhore fillon më 27 shtator, s’ka votim në diasporë! - Struga.info


Fushata zgjedhore fillon më 27 shtator, s’ka votim në diasporë!

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prej 27 shtatorit do të fillojë fushata zgjedhore në Maqedoninë e Veriut, ka kumtuar Komisioni Shtetëror Zgjedhor në mbledhjen që e mbajti para pak minutash pasi kryeparlamentari Talat Xhaferi i shpalli zgjedhjet lokale për më 17 tetor.

Fushata do të përfundojë më 15 tetor, kurse shorti për radhitjen e partive politike në fletën e votimit do të duhet të realizohet nga KShZ-ja deri më 23 shtator.

Do të ketë edhe lista të pavarura, ku afati për dorëzimin e nënshkrimeve do të jetë prej më 16 deri më 31 gusht.

KSHZ-ja kërkoi nga Ministria e Punëve të Brendshme të dërgojë listën e qytetarëve që kanë të drejtën për votë, duke përfshirë edhe qytetarët që në ditën e zgjedhjeve mbushin 18 vjet. Me ndryshimet e fundit zgjedhore, MPB-ja duhet të dorëzojë edhe të dhënat e fundit për identifikim përmes gishtërinjve.

Advertisement

Votimi nuk do të realizohet në diasporë, sikurse në Zgjedhjet Parlamentare, ashtu që gjithë qytetarët me të drejtë vote duhet të votojnë në qendrat e votimit brenda shtetit.

The post Fushata zgjedhore fillon më 27 shtator, s’ka votim në diasporë! appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy