minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Rusia reagon “dhëmb për dhëmb” ndaj Maqedonisë së Veriut, shpall “non grata” diplomatin - Struga.info


Rusia reagon “dhëmb për dhëmb” ndaj Maqedonisë së Veriut, shpall “non grata” diplomatin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rusia reagon “dhëmb për dhëmb” ndaj Maqedonisë së Veriut, shpall “non grata” diplomatin

Moska ka shpallur “non grata” një diplomat në ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Moskë, si reagim ndaj një vendimi të ngjashëm të Shkupit në muajin gusht.

“Më 4 tetor, Olivera Chaushevska-Dimovska, ambasadorja e Maqedonisë së Veriut në Moskë, u ftua në Ministrinë e Jashtme të Rusisë dhe ju komunikua se një anëtar i ambasadës është shpallur “non grata”. Kjo masë është marrë si një përgjigje të vendimit të pabazuar të Maqedonisë së Veriut, e cila shpalli non grata një diplomat të ambasadës ruse”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të Rusisë.

Në muajin gusht, Bujar Osmani, ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, njoftoi se Shkupi shpalli non grata një zyrtar të ambasadës ruse. “Ministria e Punëve të Jashtme, brenda kompetencave të saj, po merr të gjitha masat dhe veprimet e duhura, sipas Konventës së Vjenës për marrëdhëniet diplomatike për të mbrojtur sigurinë kombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe për të mbrojtur rolin dhe përgjegjësinë e vendit si anëtar i aleancës së NATO -s ”, tha Osmani në muajin gusht.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy