
Çmimin “Nobel për Ekonomi” për vitin 2021 e kanë fituar David Card, Joshua Angrist dhe Guido Imbens, të tre ekonomistë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Fituesit e këtij viti kanë ofruar njohuri të reja rreth tregut të punës dhe kanë treguar përfundimet që mund të nxirren nga eksperimentet natyrore rreth shkakut dhe pasojave, e njohur si marrëdhënia kauzale.
Çmimi në shkencat ekonomike këtë vit është ndarë në dy pjesë. David Card u nderua për kontributet e tij në ekonominë e punës.
Ai ka analizuar efektet e tregut, të pagave minimale, emigracionit dhe arsimit. Studimet e tij nga fillimi i viteve 1990 sfiduan njohuritë konvencionale, dhe sollën risi.
Angrist dhe Imbens ndajnë përgjysmë çmimin për kontributet e tyre metodologjike në analizën e marrëdhënieve rastësore.
Në mesin e viteve 1990, dy ekonomistet treguan efektet edhe konkluzionet që mund të nxirren nga eksperimentet natyrore.