Dy shkencëtarët amerikanë fitojnë çmimin “Nobel” në Mjekësi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dy shkencëtarët amerikanë fitojnë çmimin “Nobel” në Mjekësi

Dy shkencëtarët amerikanë, David Julius dhe Ardem Patapoutian u vlerësuan me çmimin NOBEL në fiziologji dhe mjekësi, pasi zbuluan rreth një dekadë më parë, receptorët përgjegjës për temperaturën dhe prekjen. Kanalet e identifikuara të joneve janë të rëndësishme për shumë procese fiziologjike dhe gjendje sëmundjesh, përfshirë dhimbjet kronike.

 

THOMAS PERLMANN

SEKRETAR, ASAMBLEJA NOBEL

Advertisement

“Zbulimet kryesore të laureatëve të këtij viti në fiziologji ose mjekësi kanë shpjeguar sesi nxehtësia, të ftohtit dhe prekja mund të përccojnë sinjale në sistemin tonë nervor. Në jetën tonë të përditshme ne i marrim këto ndjesi si të mirëqëna, por si fillojnë impulset nervore në atë mënyrë që temperatura dhe presioni të mund të perceptohen? Këto përgjigje na japin shkencëtarët.”

 

Dejvid Ju;ius, profesor në Universitetin e Kalifornisë në San Francisko, përdori një element nga specat djegës për të identifikuar një sensor në mbaresat nervore të lëkurës që i përgjigjet nxehtësisë.

 

Advertisement

Ndërsa Ardem Pataputan, profesor në Institutin e Kërkimeve Scripps në Kaliforni, përdori qelizat e ndjeshme ndaj presionit për të zbuluar një klasë të re të sensorëve që i përgjigjen stimujve mekanikë në lëkurë dhe organet e brendshme.

 

Dy shkencëtarët do të marrin një medalje ari dhe një shumë të përbashkët prej 1.1 milion dollarësh.

 

Advertisement

Çmimet për Fizikë, Kimi, Letërsi, Paqe dhe Ekonomi do të ndahen gjatë ditëve në vazhdim.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy