Zjarr i fuqishëm në një restorant në ishullin e VIP-ave në Greqi/ Shpërthejnë disa bombola gazi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zjarr i fuqishëm në një restorant në ishullin e VIP-ave në Greqi/ Shpërthejnë disa bombola gazi

Një zjarr i madh shpërtheu mbrëmjen e sotme në një restorant në Ornos, Mykonos.

Konkretisht, zjarri shpërtheu në restorantin “Progress” në zonën Korfos ku për disa orë mbizotëronte paniku dhe një re e madhe tymi mbuloi zonën. Zjarrfikës të shumta shkuan në zonë për të shuar flakët. Raportohet se nga zjarri pati disa shpërthime të bombolave të gazit që ishin brenda restorantit.

Zjarri mori përmasa të mëdha dhe u përhap edhe në makinat jashtë restorantit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy