Zjarr në një ndërtesë në Aerodrom, kanë shpërthyer edhe dy bombola gazi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një zjarr ka shpërthyer sot në hapësirat e podrumeve në ndërtesën e rrugës “23 tetori” në Aerodrom. Arsyeja e zjarrit ende është e panjohur, por pas shpërthimit kanë eksploduar edhe dy bombola gazi.

Siç ka informuar për AIM, komandanti i ekipit të Njësisë territoriale kundër zjarreve, Sreqko Çimevski me paraqitjen e zjarrit, qytetarët kanë lajmëruar një shpërthim të fuqishëm me çka është vërtetuar se kanë shpërthyer bombola gazi.

Sipas dëshmitarëve okularë, zjarri është paraqitur ose nga saldimi ose nga instalacioni i vjetruar.

Në terren kanë intervenuar dy automjete kundër zjarreve dhe dhjetë zjarrfikës të pajisur me bombola oksigjeni. Zjarri është lokalizuar në fazën ne parë, ndërsa për momentin kontrollohet nëse është shuar tërësisht.

Advertisement

 

Zjarr në një ndërtesë në Aerodrom, kanë shpërthyer edhe dy bombola gazi shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy