Zjarr në një ndërtesë në Gostivar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot rreth orës 11:00, në SPB Tetovë, është raportuar për një zjarr që shpërtheu në një apartament të një ndërtese në Zonën e Shtatë të Gostivarit, në pronësi të 40-vjeçares J.H nga Gostivari.

Siç thonë nga SPB Tetovë, në këtë zjarr nuk ka pasur persona të lënduar, kurse një nga banorët në katet e sipërme të ndërtesës ka përjetuar vështirësi në frymëmarrje për shkak të tymit dhe është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm Gostivar “Ferid Murad” për ndihmë mjekësore.

“Me ndërhyrjen e Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve nga Gostivari të cilëve ju kanë ardhur në ndihmë edhe pjesëtarët e policisë të cilët kanë arritur të evakuojnë rreth 15 persona nga ndërtesa, zjarri është lokalizua plotësisht, kurse ekipi nga Departamenti i Punëve të Brendshme në Gostivar ka inspektuar vendin e zjarrit”, thonë nga SPB Tetovë.

Zjarr në një ndërtesë në Gostivar shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy