“Njerëzit që janë plotësisht të vaksinuar zhvillojnë AIDS shumë më shpejt”, Facebook fshin një video të presidentit brazilian për vaksinat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Njerëzit që janë plotësisht të vaksinuar zhvillojnë AIDS shumë më shpejt”, Facebook fshin një video të presidentit brazilian për vaksinat

Facebook ka fshirë një video, në të cilën presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro ka folur për një lidhje të supozuar midis vaksinave kundër koronavirusit dhe sëmundjes së AIDS-it.

Rrjeti social tha se videoja i ka shkelur politikat e tij për vaksinat. “Politikat tona nuk i lejojnë pretendimet se vaksinat kundër koronavirusit vrasin ose i dëmtojnë seriozisht njerëzit”, tha Facebook në një deklaratë të cituar nga agjencia e lajmeve AP.

Videoja u hoq edhe nga platforma e Facebook-ut, Instagram. Facebook, megjithatë, nuk iu përgjigj pyetjes se përse kanë kaluar tri ditë përpara se përmbajtja të hiqej.

Videoja thuhet se është postuar më 21 tetor, ndërsa është hequr më 24 tetor.

Advertisement

Në video, Bolsonaro ka thënë se ka raporte që “sugjerojnë se njerëzit që janë plotësisht të vaksinuar kundër koronavirusit zhvillojnë Sindromën e Mungesës së Imunitetit shumë më shpejt sesa pritej”.

Që nga fillimi i pandemisë, në mars të vitit të kaluar, Bolsonaro ka folur vazhdimisht kundër izolimit, maskave dhe vaksinimit. Kjo nuk është hera e parë që videot e tij hiqen nga platformat digjitale, për shkak të shkeljeve të politikave.

Vitin e kaluar, Tëitter dhe Facebook kanë hequr videot, ku Bolsonaro ka pretenduar se numrat e lartë të të infektuarve me koronavirus do ta bëjnë Brazilin imun.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy