Shkuan për të vizituar Venecian, 23 turistë grekë rezultojnë pozitiv me Covid, 2 prej tyre në gjendje të rëndë në spital

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shkuan për të vizituar Venecian, 23 turistë grekë rezultojnë pozitiv me Covid, 2 prej tyre në gjendje të rëndë në spital

Të paktën 23 turistë grekë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Ata kanë bërë testin sapo kanë mbërritur në Venecie të Italisë dhe është konstatuar se janë pozitivë me virusin.

Mediat greke shkruajnë se autobusi me turistët grekë ishte nisur në orën 17:00 të pasdites nga sheshi “Piazzale Giustiniani” për në Veneto, kur pasagjerët ishin shqetësuar për simptomat e dy prej tyre.

Stafi mjekësor (dy infermierë, dy mjekë dhe dy administratorë) u njoftuan në vendngjarje, ndërsa turistëve iu kërkua të qëndronin në autobus.

6 prej tyre u dërguan në spitalin në Noale dhe 2 në spitalin pulmonologjik në Dolo. Më pas pesë prej turistëve rezultuan gjithashtu pozitivë duke e çuar numrin total të rasteve në 23 persona.

Advertisement

Brenda katër orësh organi kompetent shëndetësor i Venecias Ulss 3 ka mundur të identifikojë dhe izolojë rastet, ndërsa mjekët po monitorojnë gjendjen e turistëve të cilët kanë shfaqur simptoma.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy