COVID-19 në Maqedoni: Në spitale janë shtruar 408 pacientë, gjashtë prej tyre në respirator

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Aktualisht janë 408 të infektuar me Covid-19 që trajtohen në spitale, gjashtë prej të cilëve janë në respırator.

Në 24 orët e kaluara, 13 pacientë u pranuan në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Gjithsej 86 pacientë janë të shtruar në spital. 55 pacientë janë në mbështetje të oksigjenit, asnjë pacient në ventilim mekanik.

Në spitalin në Kozle, 4 fëmijë dhe 4 prindër pozitivë për covid-19 u shtruan në spital dhe nuk ka asnjë të dyshuar të spitalizuar për virusin.

Në spitalin “8 Shtatori” u pranuan 5 pacientë, ndërsa gjithsej 45 pacientë janë shtruar në spital. 6 pacientë janë në respirator.

Advertisement

24 pacientë janë të shtruar në spitalin në Manastir, dhe 45 pacientë janë në spitalin e Shtipit. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë, Strugë dhe Koçan, janë shtruar 200 pacientë në spitale, pozitivë dhe të dyshuar për Covid-19./Telegrafi/

COVID-19 në Maqedoni: Në spitale janë shtruar 408 pacientë, gjashtë prej tyre në respirator shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy