
Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko , ka kërcënuar Bashkimin Evropian se do të ndërpresë furnizimin me gaz nëse Evropa shton sanksionet për emigrantët në kufijtë e vendit.
Mijëra njerëz ndodhen në kufirin me Poloninë, duke duruar të ftohtin me shpresën për të kaluar në Bashkimin Evropian.
Zyrtarët e BE-së kanë akuzuar Bjellorusinë për provokimin e krizës për të minuar sigurinë e saj, një akuzë që ajo e mohon.
Si hakmarrje, BE po planifikon një paketë të re sanksionesh.
Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko paralajmëroi: “Nëse ata vendosin sanksione shtesë ndaj nesh… ne duhet të përgjigjemi. Ne po ngrohim Evropën, ndërsa ata po na kërcënojnë”.
“Çfarë do ndodhte nëse ne ndalojmë furnizimit me gaz natyror?”, shtroi pyetjen ai.
“Unë do t’i rekomandoja Polonisë, Lituanisë dhe njerëzve të tjerë të mendohen mirë përpara se të flasin”, shtoi ai.
Komentet e tij shtuan frikën e përkeqësimit të mungesës së gazit dhe rritjes së çmimeve në Evropë.
Komisioneri i ekonomisë i BE-së Paolo Gentiloni tha se “nuk duhet të frikësohemi”nga kërcënimet e Lukashenko’s.
Sanksionet e BE-së ndaj Bjellorusisë mund të vendosen që të hënën. Masat e mundshme përfshijnë shënjestrimin e aeroportit në kryeqytetin Minsk, në një përpjekje për të ndaluar linjat ajrore ndërkombëtare që transportojnë emigrantë të zbarkojnë atje.
BE-ja ka akuzuar Bjellorusinë për një “sulm hibrid” në territorin e saj duke inkurajuar mijëra njerëz të përpiqen të kalojnë në Poloni.
Është e vështirë të thuhet se sa realiste janë kërcënimet e Aleksandër Lukashenkos.
Lukashenko thotë se nuk do të ndalet në asgjë për të mbrojtur “sovranitetin dhe pavarësinë” e vendit të tij.
Politika ndërkombëtare
Gazi që Lukashenko po kërcënon të mbyllë nuk është i tij – ai i përket Rusisë.
Çdo vendim për fatin e saj do të merret në Moskë. Dhe kryeqyteti rus është një vend shumë më pragmatik se Minsku.
Lukashenko nuk ka stimuj për të debatuar me Kremlinin pasi autoriteti i tij mbështetet nga mbështetja financiare nga Rusia.
Çështja e furnizimit me gaz në Evropë mund të përdoret si levë.
Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), do të mblidhet më vonë për bisedime urgjente mbi krizën
Në një telefonatë nga Angela Merkele me presidentin rus Vladimir Putin i kërkoi BE-së të fillojë bisedimet me Bjellorusinë për të zgjidhur krizën.
Fqinjët e Bjellorusisë – Lituania, Estonia dhe Letonia, bënë një deklaratë të përbashkët duke paralajmëruar se ata përballeshin me kërcënime serioze të sigurisë në kufijtë e tyre, të cilat rrezikonin të përhapeshin në “fushën ushtarake”.
BE-ja po shqyrton sanksionet kundër linjës ajrore shtetërore ruse Aeroflot për transportin e emigrantëve në Bjellorusi, një akuzë që Aeroflot e mohon.
Polonia është akuzuar për shtyrjen e njerëzve përtej kufirit në Bjellorusi, në kundërshtim me rregullat ndërkombëtare të azilit.