7 përfitime të të ngrënit sëbashku si familje sipas shkencës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
7 përfitime të të ngrënit sëbashku si familje sipas shkencës

Ngrënia e vakteve së bashku si familje mund të jetë “truku” më i mirë në prindërim. Çfarë tjetër mund të bëni në një orë që do të përmirësojë performancën akademike të fëmijëve tuaj, do të rrisë vetëvlerësimin e tyre dhe do të zvogëlojë rrezikun e abuzimit me substancat, depresionin, shtatzëninë në moshë të re dhe obezitetin?

Gjatë dy dekadave të fundit, studim pas studimi ka treguar se thjesht duke kaluar disa minuta çdo ditë me telefona fikur për t’u lidhur me njëri-tjetrin gjatë vaktit të mëngjesit, drekës apo darkës, mund të përmirësojë shëndetin fizik dhe mendor të të gjithë anëtarëve të familjes.

Këtu janë disa nga hulumtimet më të fundit që tregojnë përfitimet e të ngrënit së bashku si familje.

1. U mëson fëmijëve tuaj zakone më të mira të të ngrënit

Advertisement

Një studim i fundit në JAMA Network Open tregon se ngrënia e vakteve me anëtarët e familjes lidhet me një dietë më të mirë në përgjithësi, veçanërisht në mesin e adoleshentëve. Adoleshentët që hanin me familjen kishin më shumë gjasa të konsumonin më shumë fruta dhe perime dhe më pak ushqime të shpejta dhe pije me sheqer. Këto gjetje zbatohen pavarësisht se sa funksionale apo jofunksionale është një familje, sipas studimit.

2. Mund të parandalojë probleme serioze psikosociale

Sipas një rishikimi të vitit 2015 nga një grup studiuesish kanadezë, darkat e shpeshta familjare mund të parandalojnë problemet me çrregullimet e të ngrënit, përdorimin e alkoolit dhe substancave, sjelljen e dhunshme, depresionin dhe mendimet për vetëvrasje tek adoleshentët.

3. Mund të pakësojë betejat për peshën në moshën madhore

Advertisement

Një studim i botuar në Journal of Pediatrics gjeti një lidhje të drejtpërdrejtë midis shpeshtësisë së vakteve të përbashkëta familjare në adoleshencë dhe zvogëlimit të gjasave për obezitet ose probleme me peshën 10 vjet më vonë, veçanërisht në mesin e adoleshentëve me ngjyrë. Studimi arrin në përfundimin se familjet duhet të përpiqen të mblidhen për të paktën një ose dy vakte çdo javë për të ndihmuar në mbrojtjen e fëmijëve të tyre nga lufta me peshën më vonë në jetë.

4. Mund të përmirësojë vetëvlerësimin e fëmijëve

Siguria e ofruar nga vaktet e kaluara bashkë si familje mund t’i ndihmojë fëmijët të ndihen më të sigurt në vetvete, sipas ekspertëve në Stanford Children’s Health, një sistem i kujdesit shëndetësor pediatrik në Universitetin e Stanford. Duke i inkurajuar fëmijët që të flasin për ditën e tyre (dhe duke dëgjuar me vëmendje përgjigjet e tyre), ju po ju thoni atyre se vlerësoni dhe respektoni atë që janë. Fëmijët duhet të lejohen të zgjedhin vendet e tyre në tavolinë dhe të inkurajohen të ndihmojnë me punët e lidhura me darkën, qoftë shtrimi i tryezës, shërbimi i ushqimit apo pastrimi.

5. Përmirëson aftësitë e komunikimit

Advertisement

Një studim kanadez i vitit 2018 që ndoqi një grup fëmijësh nga foshnjëria deri në fëmijëri zbuloi se pjesëmarrësit, familjet e të cilëve kishin përvoja pozitive të vakteve në moshën 6 vjeçare, treguan një sërë përfitimesh pozitive deri në moshën 10 vjeçare. Përveç shëndetit të përgjithshëm dhe fitnesit, ndërveprimi social dhe diskutimet e çështjeve aktuale në tryezë mund t’i bëjë fëmijët komunikues më të mirë, vuri në dukje Linda Pagani, mbikëqyrësja e studimit, pedagoge psikologjie në Universitetin e Montreal.

6. Mund t’i ndihmojë fëmijët të shpëtojnë nga bulizmi kibernetik

Hulumtimi i publikuar në JAMA Pediatrics, bazuar në një anketë me afro 19,000 studentë, gjeti lidhje midis bulizmit kibernetik dhe ankthit, depresionit dhe abuzimit me substancat. Dhe me një në pesë të rinj që përjetojnë një formë të bullizmit kibernetik, ky është një problem madhor. Megjithatë, adoleshentët që hanin darkë me familjet e tyre (në mënyrë ideale katër ose më shumë herë çdo javë) raportuan më pak probleme si rezultat i ngacmimit. Autorët e studimit vërejnë se kontakti i rregullt familjar lehtëson më shumë udhëzim prindëror dhe komunikim të hapur midis fëmijëve dhe prindërve të tyre.

7. Mund të përdoret për të plotësuar terapinë familjare

Advertisement

Për familjet që po i nënshtrohen terapisë së bashku, vaktet e konsumuara së bashku mund të jetë një ndihmë e madhe. Familjet mund të inkurajohen të diskutojnë mësimet e nxjerra gjatë terapisë në tryezën e darkës, duke eksperimentuar me role dhe modele të reja komunikimi.(si)

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy