Këto zakone të të ngrënit po ju dëmtojnë zemrën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Këto zakone të të ngrënit po ju dëmtojnë zemrën

Ndonjëherë, edhe zakonet që në dukje janë të pafajshme e të thjeshta mund të shkaktojnë probleme serioze me shëndetin. Për shembull, nëse nuk flini mjaftueshëm rrisni rrezikun e diabetit, ndërsa nëse hani kur nuk jeni mirë emocionalisht ose të stresuar, mund të shtoni në peshë ose të bëheni obezë.

Kur bëhet fjalë për zemrën, lista rritet edhe më shumë, ndaj ka disa zakone që nëse i bëni mund t’i shmangni për ta mbajtur organin jetik të shëndetshëm.

Dieta Keto

Dieta e njohur proteinike vërtet mund t’i ndihmojë disa njerëz të shtojnë në peshë, por duhet të flisni me dikë të fushës ose të kërkoni shumë përpara se të vendosni nëse është e duhura për ju. Në rastet e kundërta, mund të përfundoni duke konsumuar yndyrna të ngopura që rrisin nivelin e kolesterolit të keq. Nëse vendosni të mbani këtë regjim, ushqehuni me yndyrna të mira që gjenden te peshku, avokadoja e arrat.

Advertisement

Hani shumë akullore

Jo vetëm kjo ëmbëlsirë, por secila që është e mbushur me sheqer dhe yndyrë shkaktojnë sëmundje kardiovaskulare. Sigurisht, nuk është e nevojshme të hiqni dorë tërësisht, por kontrolloni sasinë e tyre dhe shpeshtësinë kur i konsumoni.

Nuk hani mjaftueshëm fibra

Fibra është e rëndësishme për çdo lloj regjimi ushqimor dhe thelbësore për shëndetin e zemrës. Ajo përshkruhet si një “agjent natyral detoksi ku zemra dhe zorra e trashë mund të mbështeten”. Fibrat ulin kolesterolin dhe shërbejnë si probiotikë për zorrët. Disa nga ushqimet ku mund ta gjeni janë tërshëra, fasulet, mollët, qitroja, gruri dhe karrotat.

Advertisement

Ngrënia e shpërqendruar

Të ngrënit në këtë mënyrë do të thotë thjesht: nuk kontrollon sasinë e ushqimit që ha apo se çfarë po hyn në organizëm. Ky nuk është një problem 100% i lidhur me zemrën, por kontribuon në rastet kur mund të konsumoni më shumë ushqime të pashëndetshme se sa duhet.

Nuk merrni ushqime kardio-protektive

Përfshini sa më shumë ushqime që mbrojnë zemrën në vaktet tuaja të ditës. Disa prej tyre janë salmoni, farat e lirit, avokado, frutat, arrat dhe kinoa. Mund të përgatisni vakte të thjeshta që t’i hani edhe kur jeni në lëvizje apo në punë, si tostu me avokado dhe salmon.

Advertisement

Shumë kalori

Marrja e tepruar e kalorive, edhe kur ato vijnë nga ushqimet e shëndetshme, është e dëmshme. Ato duhet të ruhen diku dhe nëse qelizat tejmbushen, shkaktohet kaos në organizëm. Kaloritë shtesë që nuk nevojiten, qarkullojnë në gjak, ndaj rritet niveli i kolesterolit dhe triglicerideve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy