minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Si mund t’i trajtoni në shtëpi infeksionet urinare? - Struga.info


Si mund t’i trajtoni në shtëpi infeksionet urinare?

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Infeksionet e traktit urinar janë infeksione që prekin pjesën e poshtme të traktit urinar, kryesisht fshikëzën dhe uretrën. Femrat janë më të rrezikuara për shfaqjen dhe zhvillimin e një ITU-je në krahasim me meshkujt.

Simptomat e infeksionit urinar:

  • Ethe dhe temperaturë;
  • Dhimbje të shpinës ose pjesës anësore;
  • Dhimbje abdominale;
  • Të vjella dhe të përziera;
  • Urinim i shpeshtë;
  • Urinë me aromë të keqe, djegie dhe me njolla gjaku.

Krahas trajtimit mjekësor, ju sjellim më poshtë edhe kujdesin që duhet të tregoni në kushtet e shtëpisë në rastet e infeksionit në veshka.

Lëngu i boronicës së kuqe

Advertisement

Lëngu i boronicës së kuqe është një kurë e mirë natyrale kundër infeksionit të traktit urinar dhe të fshikëzës së urinës. Në këto raste zgjidhni suplementët e lëngut të boronicës së kuqe ose lëng natyral dhe të paëmbëlsuar të këtij fruti.

Lëngu i majdanozit

Lëngu i majdanozit është shumë i pasur me ushqyes. Ai rrit frekuencën e urinimit dhe sasinë e urinës së nxjerrë nga trupi. Kësisoj, bakteret dalin më shpejt nga trupi dhe antibiotikët kryejnë një punë më efikase.

SHËNIM: Kurat natyrale kundër infeksioneve të veshkave janë një trajtim shtesë për lehtësimin e simptomave. Ato kurrsesi nuk mund të zëvendësojnë një trajtim të specializuar e të rekomanduar nga mjeku. /Lajmi.net/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy