Si mund të trajtoni djegien nga dielli në shtëpi?

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një nga “makthet” më të mëdha të plazhit është djegia nga dielli dhe për pasojë rrjepja e lëkurës. Djegia e lëkurës çon në dehidratim, gjë e cila çon në dhimbje të trupit dhe të kokës, kështu që pini sa më shumë ujë dhe lëngje detoksifikuese për t’u hidratuar.

Ja disa mënyra që ju ndihmojnë të trajtoni të djegiet nga dielli në kushte shtëpie.

Përdorni xhel Aloe Vera: Kjo bimë magjike ka veti qetësuese dhe rigjeneruese. Vendoseni xhelin e Aloe Veras në frigorifer për ta përdorur atë sa më të ftohtë.

Përdorni qumësht: Lagni një napë më qumësht të ftohtë dhe vendoseni në zonat e djegura më shumë. Qumështi qetëson inflamacionin dhe për pasojë lëkura do të jetë më pak e kuqe dhe më pak e ënjtur.

Advertisement

Përdorni tërshërë: Në një vaskë me ujë të ftohtë hidhni 2 gota tërshërë dhe rrini për 15-20 minuta. Më pas thajeni lëkurën me një peshqir pambuku pa u fërkuar. /Lajmi.net/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy