
Aksident me gjashtë të plagosur në aksin rrugor Pogradec-Korcë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të fshatit Velitërnë.
Një mjet tip benz dhe një fugon udhëtarësh i linjës Podgorie – Korçë, po udhëtëonin njëri pas tjetrit në drejtim të Korçës. Krejt papritur mjeti tip benz ka bërë një manovër në rrugë për të hyrë në një pikë karburanti duke i prerë rrugën fugonit.
Përplasja ndodh fillimisht me mjetin nga ana e furgonit, dhe më pas mjeti me 20 pasagjerë ka goditur barrierat anësore të rrugës dhe një reklamë biznesi çka ka sjellë edhe përmbysjen e fugonit.
Nga ana tjetër mjeti tip benz ka përfunduar në anën tjetër të rrugës.
Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur gjashtë persona pesë prej të cilëve udhëtarë në fugonin e pasagjerëve.
Në vendngjarje kanë shkuar tri ambulance dy brej të cilave nga spitali i Korçës dhe një nga pogradeci të cilët kanë bërë edhe transportin e të lënduarve drejt këtyre spitaleve. Policia në vendngjarje po heton për shkaqet e aksidentit.
Duhet thënë se aksi rrugor Pogradec-Korçë për shkak të kryqëzimeve dhe degëzimeve të shumta është kthyer në një aks të rrezikshëm për drejtuesit e mjeteve por edhe kalimtarët.