Ndalohet furgoni me klandestinë në Pogradec, emigrantët largohen me vrap sapo shohin policinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndalohet furgoni me klandestinë në Pogradec, emigrantët largohen me vrap sapo shohin policinë

Më shumë se 20 refugjatë, kryesisht sirianë, kurdë, marokenë dhe algjerianë, kanë arritur t’iu shpëtojnë uniformave blu në Pogradec.

Ata ndodheshin në një furgon mallrash. Në kohën kur furgoni u ndalua nga patrulla e shpejtësisë, ata kanë dalë me shpejtësi nga mjeti dhe janë larguar duke u shpërndarë në zona të ndryshme.

Mësohet se drejtuesi i furgonit që po transportonte refugjatët është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij.

Mes emigrantëve ka qenë edhe një grua shtatzënë, e cila për t’iu shpëtuar uniformave blu ishte fshehur në një “fast food”, pranë rrugës kryesore aty, ku dhe është kapur nga policia.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy