Putin dhe Xi po e shtyjnë Biden në një konflikt me dy fronte që ai s’mund ta fitojë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Putin dhe Xi po e shtyjnë Biden në një konflikt me dy fronte që ai s’mund ta fitojë

Një krizë në Ukrainë, një tjetër në Tajvan dhe një lidhje e pashembullt mes Rusisë së Valdimir Putin dhe Kinës së Xi Jinping po i shtyn Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Presidentin Joe Biden në një luftë me dy fronte, që mund të shpërndajë energjitë e administratës së tij e të çojë në dështimin e reagimit të duhur në asnjërën prej tyre.

Edhe në skenarin final, atë të një lufte ka pak garanci se SHBA do të dalë fitimtare.

“Nuk mendoj se SHBA është e përgatitur për të shkuar në luftë në Ukrainë. Nuk mendoj se SHBA është e përgatitur që të shkojë në luftë për Tajvanin”, thotë për Newsweek, Lyle Goldestin, ekspert i çështjeve kineze dhe ruse.

Goldstein mendon se në shumicën e rasteve shtetet nuk janë plotësisht të përgatitura për luftë. Thotë se mbështet qëndrimin e SHBA për të dyja këto kriza, por a mund t’i mbrojë dot Amerika aleatët e vet në të dyja këto kriza? Absolutisht që jo.

Advertisement

Edhe Pentagoni nuk duket i gatshëm që të luftojë në dy luftëra njëkohësisht. E pyetur nga gazetarët javën e kaluar mbi afësinë dhe gatishmërinë amerikane për dy konflikte të mundshme zv.sekretarja e Mbrojtjes, Mara Karlin tha të hënën e shkuar se strategjia e Pentagonit nuk e parashikon këtë skenar. Megjithatë ajo tha se SHBA ka ushtrinë më të aftë sot në mbarë botën.

Pak nuk bien dakord me perceptimin se SHBA ka ushtri më të fortë se Rusia, apo se Kina. Por, balancat prishen me aleancën e re të rigjetur mes Moskës dhe Pekinit. Të dyja vendet i kanë bërë mirë llogaritë, duke i shkaktuar pështjellim të madh SHBA, për shkak të distancës së madhe të arenës ku zhvillohen dy krizat dhe të numrit të ndryshëm të forcave që përfshihen në këto kriza.

Erërat e stuhisë perfekte po fryjnë si në Europën Lindore, ashtu edhe në Paqësor, ende pa e mbushur një vit të plotë në detyrë administrata e Biden, e cila s’e ka marrë veten ende nga ajo tërheqje kaotike nga Afganistani dhe kriza e pandemisë që ka shkaktuar përçarje në shtëpi.

Në Ukrainë, Presidenti Volodymyr Zelensky ka ngritur shqetësimet mbi raportimes se Rusia po përgatitet për të pushtuar Ukrainën Lindore. Rusia vlerësohet se ka rreth 115 mijë trupa pranë kufirit dhe nuk ka dhënë asnjë shpjegim se pse ato ndodhen aty.

Advertisement

Ukraina thotë se e ka bërë të qartë se konfliktin me separatistët prorusë në Lindje synon që ta zgjidhë vetëm me dialog dhe jo ushtarakisht. Por, halli i Putin nuk është Ukraina Lindore, por e gjithë Ukraina.

Prej 2014-s, kur u rrëzua Poroshenko shqetësimi i Moskës ka qenë i lidhur me orientimin properëndimor të Ukrainës dhe anëtarësimi i saj në NATO. Kjo ka rikthyer reminishencat e Luftës së Ftohtë, që pas zgjerimit të NATO-s në lindje, me Rumaninë, Bullgarinë, Letoninë, Estoninë dhe Lituaninë.

Në Lindjen e Largët, SHBA po i kundërvihet ambicies së Xi Jinping për ta rikthyer nën hegjemoninë e Pekinit ishullin e Tajvanit, edhe me forcë nëse diplomacia dështon. Kjo është demonstruar përmes stërvitjeve ushtarake dhe shkeljeve të shumta të hapësirës ajrore dhe detare të Tajvanit nga ana e Ushtrisë Popullore Kineze.

Numri i trupave kineze pranë Ngushticës së Tajvanit është rreth gjysmë milioni, ose pesë herë më i lartë se numri i ushtrisë në gatishmëri të ishullit. Aksionet e Pekinit kanë gjetur mbështetjen e Moskës.

Advertisement

Forcimi i bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve mund të gjendet edhe në Paqësor me stërvitjet e përbashkëta ushtarake dhe ngritjen e sistemeve të përbashkëta armatimi për t’iu kundërvënë atyre amerikane.

Si Rusia, ashtu edhe Kina e shohin SHBA si një “interveniste” dhe kohët e fundit kanë kuptuar se forcimi i bashkëpunimit mes tyre është rruga më e shkurtër dhe mundësia më e mira që ta zbresë SHBA nga froni i superfuqisë së vetme globale.

Kina thotë se sa më e paqëndrueshme të jetë bota, aq më shumë duhet të bashkëpunojë Rusia me Kinën. Sipas saj, SHBA dhe Perëndimi prej dekadash ndërhyjne në punët e brendshme të vendeve të tjera, duke përdorur demokracinë dhe të drejtat e njeriut si justifikim.

Megjithatë, pavarësisht këtij bashkëpunimi të ngushtë, Kina dhe Rusia kanë shmangur deri më tani një aleancë të tipit të NATO-s, ku njëra palë zotohet të ndihmojë ushtarakisht tjetrën në rast konflikti. Por, kanë ditur që të përfitojnë nga distanca e largët që kanë kriza në Ukrainë dhe ajo në Tajvan për të maksimizuar përfitimet.

Advertisement

Deri më tani ja kanë dalë mbanë që të shpërqëndrojnë SHBA, që me dy kriza me kundërshtarë të të tilla përmasave superfuqia ushtarake nuk i mjafton për t’i bërë ballë. SHBA do të sforcohej e zgjerohej shumë në rast se do të zgjidhte që t’u kundërvihej ushtarakisht si Kinës ashtu edhe Rusisë në Tajvan dhe Ukrainë. Prandaj, sot energjitë e Uashingtonit janë përqëndruar në shmangien e një skenari të tillë.

Newsweek – Përshtati gazeta Shqip

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy