Sheqerinska: Nuk do të jem pjesë e qeverisë së ardhshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, e shprehu publikisht mospajtimin e saj për politikat e LSDM-së në vitet e fundit.

Ajo tha se këto politika të gabuara kanë bërë që LSDM të pësojë humbje të thellë në zgjedhjet e fundit lokale.

Ajo shtoi se nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme.

“Vendimi i vetëm i ndershëm dhe parimor do të ishte të them se nuk do të marr pjesë në qeverinë e re. Mendoj se në periudhën e kaluar mundeshim të tregojmë rezultate si qeveri, unë si ministre e mbrojtjes, vetëm për shkak se treguam ndershmëri, përgjegjësi, parime dhe shumë punë”.

Advertisement

“Atëherë ia vlen dhe atëherë ka rezultate. Nëse nuk u përmbahemi parimeve në vend të parë ndaj vetes, nuk mund të jemi parimorë dhe të ndershëm ndaj qytetarëve. Prandaj mendoj se atë vendim ua kam kumtuar kolegëve të mi. Mendoj se është parimore dhe e ndershme të mos marr pjesë në qeverinë e ardhshme“, tha Radmilla Sheqerinska.

Sheqerinska: Nuk do të jem pjesë e qeverisë së ardhshme shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy