Zaev: Lëvizja Besa është ende pjesë e Qeverisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ende nuk janë verifikuar dorëheqjet e zyrtarëve të Lëvizjes Besa, që apriori do të thotë se ata janë ende pjesë e Qeverisë, tha kryeministri Zoran Zaev për “Slloboden Peçat”.

“Natyrisht që Besa është pjesë e Qeverisë. Kuvendi nuk e ka konfirmuar dorëheqjen e ministrit Arjanit Hoxha dhe as zyrtarëve të tjerë të BESA-s. Prandaj është logjike të thuhet se janë pjesë e qeverisë”, tha Zaev.

Se Besa është ende pjesë e Qeverisë, beson deputeti Kastriot Rexhepi, i cili nuk ishte paraqitur në seancën e 11 nëntorit parlamentar për votëbesimin e Qeverisë.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha dha dorëheqjen më 12 nëntor së bashku me dy zv. ministrat e Lëvizjes Besa./Telegrafi/

Advertisement

Zaev: Lëvizja Besa është ende pjesë e Qeverisë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy