LSDM, OBRM-PDUKM dhe Lëvizja Besa flasin për matematikat për qeverinë e re

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zgjedhje të parakohshme parlamentare, menjëherë pas zgjedhjeve lokale, paralajmëroi lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski. Megjithatë thotë se ekziston edhe mundësia për krijimin e një shumicë të re parlamentare, para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Ekzistojnë dy opsione, e para është shumicë e re parlamentare pastaj zgjedhje të parakohshme, opsioni i dytë menjëherë pas zgjedhjeve lokale dhe humbjes së këtij pushteti të ketë zgjedhje të reja parlamentare”, tha Mickoski.

Por lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në një intervistë për Alsat, tha se shumicën që e ka është e qëndrueshme, madje sipas tij ajo mund të rritet.

“Nuk mendoj se do të ketë shumicë të re. Së pari nuk ka baza të natyrshme politike për të pasur shumicë të re. Sido që t’i rregulloni shifrat, nuk ka. Unë e shikoj z.Mickoskin disa herë, para të gjitha zgjedhjeve në vecanti, ndërsa mujave të fundit shkova edhe me votëbesim të Qeverisë dhe u pa se kush e ka shumicën e kush jo. Shumica është e qëndrueshme dhe ajo mund të rritet”, tha Zaev.

Advertisement

Nga ana tjetër, sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha, në vazhdën e fushatës vuri në pah rëndësinë e 4 votave të deputetëve të Lëvizjes Besa. Hoxha i dërgoi “selam” shkarkimi kolegut të tij Artan Grubit.

“E tash e kam patjetër t’i heq një shqetësim kolegut tim Artanit, është e vërtetë se Bilall Kasami, Kastriot Rexhepi, Fadil Zendeli dhe Bastri Bajrami nuk janë komandantë ama me katër votat e tyre, Artani mund të fluturoje prej Qeverisë”, tha Hoxha.

E për një bashkim të mundshëm mes Besës dhe Alternativës, ka folur edhe Bilall Kasami. Ai deklaroi se “Alternativa” e kanë derën e hapur gjithmonë tek ata.

“Afrim Gashi çdo herë e ka pasur dhe e ka derën hapur që të ulemi dhe të flasim për të ardhmen e përbashkët të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Pa marrë parasysh ndarjen, çdo ndarje e ka një bashkim, edhe unë besoj që më shumë gjëra ka që na bashkojnë se që na ndajnë”, tha më 5 tetor 2021, Kasami.

Advertisement

Ky ashpërsim i retorikës mes partive politike vjen 4 ditë para zgjedhjeve lokale.

LSDM, OBRM-PDUKM dhe Lëvizja Besa flasin për matematikat për qeverinë e re shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy