
Lagjja më e re në kryqytet, “5 Maji” këtë ditë të fundit të vitit do të mirpresë 100 familjet e para të pastreha të tërmetit tragjik.
Ky është vetëm fillimi pasi shumë familje të tjera do të bëhen banorët e saj në ditët në vijim.
Sot hyjnë 100 familjet e para, nga 1000 që do të mirepresë ne total kjo lagje.
Përvec lagjes 5 maji, zona e dytë ky po rindërtohet është Kombinati. Sipas kryeministrit asnjë vend nuk ka zbatuar progamt të tillë social për qytetarët.
5 maji” do të jetë lagjja më moderne e Tiranës. Familjet që ishin në kushte miserabel. Për të gjithë programi dha një rrugë dhe mundësi të re, sesa do ate qe do iu ofronte privati. Dhe e gjitha kjo falas, pa asnjë kokërr leku. Nga cfarë kemi parë, asnjë vend nuk ka rindërtuar falas për qytetarët.-tha Rama
Ndërsa për kreun e bashkisë Tiranë, rezultati I punës në këtë projekt është përgjigjja për të gjtihë skeptikët e këtij programi.
Përgjatë muajit nëntor dhe dhjetor dhjetra shtëpi banimi në Fushë-Krujë, Tiranë e Laç kanë mirëpritur për festat familjet e pastreha të tërmetit.