
Identifikohet viktima e sulmit me arme ne zonen e “Don Bosko-s” ne Tirane.
Behet e ditur se viktima eshte Erion Çela, 35 vjeç.
Ai ishte ulur bashke me vellain dhe 3 miqte e tij në nje lokal ne vendin e quajtur “Filando” ne fundin e rruges “Don Bosko”.
Në oren 16 e 15 drejt tavolines eshte qelluar me bresheri nga nje makine ne ecje e siper, nga tre persona te cilet leviznin me nje makine te zeze model Benz E-Class me targa “AA125UK”.
Vec viktimes, ne spital në sallen e operacioneve kane shkuar menjehere kater personat e tjere te cilet kane marre plumba ne trup, kembe dhe bark dhe ndodhen ne rrezik per jeten.
Konkretisht Arben Dani 46 vjec i plagosur ne kembe, Azbi Selimaj 19 vjec i demtuar ne shpatull, Blerim Çela 28 vjec ( vellai i viktimes) i demtuar ne kemben e djathte dhe ne fytyre si dhe Edmond Crroj 41 vjeç i plagosur në bark dhe kembë.
Nderkohe ende nuk ka asnje gjurme te autoreve.
Njoftimi i policise:
Më datë 04.01.2022, rreth orës 16:15, në “Don Bosko”, në ambientet e një lokali dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga jashtë, në drejtim të një tavoline ku ishin ulur pesë shtetas.
Si pasojë e të shtënave, shtetasi E. Ç., 35 vjeç ka humbur jetën, dhe janë plagosur shtetasit A. D., 46 vjeç, A. S., 19 vjeç, B. Ç., 28 vjeç dhe E. C., 41 vjeç.
AdvertisementShërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës dhe në brendësi të lagjeve ku dyshohet se janë larguar personat, të cilët pasi kanë qëlluar me armë zjarri, janë larguar me një automjet tip “Mercedes-Benz”.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.