Identifikohet viktima e masakrës në “Don Bosko”/ Vëllai i tij dhe 3 të tjerë me plumba në trup

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Identifikohet viktima e masakrës në “Don Bosko”/ Vëllai i tij dhe 3 të tjerë me plumba në trup

Identifikohet viktima e sulmit me arme ne zonen e “Don Bosko-s” ne Tirane.

Behet e ditur se viktima eshte Erion Çela, 35 vjeç.

 

Ai ishte ulur bashke me vellain dhe 3 miqte e tij në nje lokal ne vendin e quajtur “Filando” ne fundin e rruges “Don Bosko”.

Advertisement

 

Në oren 16 e 15 drejt tavolines eshte qelluar me bresheri nga nje makine ne ecje e siper, nga tre persona te cilet leviznin me nje makine te zeze model Benz E-Class me targa “AA125UK”.

 

Vec viktimes, ne spital në sallen e operacioneve kane shkuar menjehere kater personat e tjere te cilet kane marre plumba ne trup, kembe dhe bark dhe ndodhen ne rrezik per jeten.

Advertisement

 

Konkretisht Arben Dani 46 vjec i plagosur ne kembe, Azbi Selimaj 19 vjec i demtuar ne shpatull, Blerim Çela 28 vjec ( vellai i viktimes) i demtuar ne kemben e djathte dhe ne fytyre si dhe Edmond Crroj 41 vjeç i plagosur në bark dhe kembë.

 

Nderkohe ende nuk ka asnje gjurme te autoreve.

Advertisement

 

Njoftimi i policise:

Më datë 04.01.2022, rreth orës 16:15, në “Don Bosko”, në ambientet e një lokali dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga jashtë, në drejtim të një tavoline ku ishin ulur pesë shtetas.

Si pasojë e të shtënave, shtetasi E. Ç., 35 vjeç ka humbur jetën, dhe janë plagosur shtetasit A. D., 46 vjeç, A. S., 19 vjeç, B. Ç., 28 vjeç dhe E. C., 41 vjeç.

Advertisement

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës dhe në brendësi të lagjeve ku dyshohet se janë larguar personat, të cilët pasi kanë qëlluar me armë zjarri, janë larguar me një automjet tip “Mercedes-Benz”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy