Nikollovski thotë se janë vendosur themelet për luftë sistematike ndaj korrupsionit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëvendëskryeministri i angazhuar për Luftë Kundër Korrupsionit Lupço Nikollovski në emisionin e sotëm në “Brifungin e mëngjesit” theksoi se periudhën e kaluar janë vendosur themelet e luftës sistematike kundër korrupsionit që nuk kanë qenë 30 vjet dhe nuk kishte guxim që të bëhen shumë gjëra.

“Ky pozicion për të cilin shumë prisnin dhe kërkonin të hiqet, është njohur ndërkombëtarisht dhe me kërkesë të partnerëve dhe mbështetësve ndërkombëtarë dhe në bisedime me mandatarin e ri kanë konstatuar se ky pozicion duhet të mbijetojë”, tha Nikollovski.

Ai theksoi se për herë të parë është miratuar Plani për luftë kundër korrupsionit, ndërsa tashmë është përgatitur edhe një Plan i ri kundër korrupsionit 2022 për periudhën e ardhshme. Ka 18 masa të cilat tashmë janë implementuar nga Plani paraprak, dhe prandaj është hartuar një Plan i ri për luftë kundër korrupsionit, tha Nikollovski.

Nikollovski potencoi se me masat e Planit dukshëm është ngritur niveli i transparencës së Qeverisë dhe institucioneve, për herë të parë reduktohen anëtarët e këshillave drejtues dhe mbikëqyrës, në funksion është sistemi për ndjekjen e lëndëve dhe Regjistrit për pronarë të vërtetë.

Advertisement

Ai theksoi se kanë vendosur sistem të plotë dhe pret nga zëvendëskryeministrja e re t’i vazhdojë masat, duke dhënë rezultate dhe marrjen e vendimeve dhe ligjeve të guximshme.

Nikollovski thotë se janë vendosur themelet për luftë sistematike ndaj korrupsionit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy