Nikollovski-Jourova: Eurokomisioni i njeh përpjekjet qeveritare për luftë kundër korrupsionit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Masat e Planit qeveritar për luftë kundër korrupsionit, të cilat kanë të bëjnë me rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve, si një nga mekanizmat kyç për luftë kundër korrupsionit, ishin tema kryesore e takimit të zëvendëskryeministrit të obliguar për Luftë kundër Korrupsionit dhe Krimit, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Resurseve Njerëzore, Lupço Nikollovski në Bruksel me nënkryetaren e Komisionit Evropian kompetente për vlera dhe transparencë, Vera Jourova.

“Maqedonia e Veriut vazhdimisht bën përpjekje të mëdha në evropianizimin e institucioneve, me Planin për luftë kundër korrupsionit i implementojmë standardet dhe vlerat evropiane, e sjellim Evropën në vend, porositi në takim zëvendëskryeministri Nikollovski.

Ashtu siç informon pres-shërbimi qeveritar, zëvendëskryeministri Nikollovski i prezantoi masat e Planit të cilat realizohen, siç janë vendosja e procedurave interne për furnizime publike nga ana e institucioneve, përgatitja e programeve vjetore antikorruptuese, plotësimi i rekomandimeve të GREKO-s, Kodeksi i ri më i zbatueshëm për sjellje etnike të anëtarëve të Qeverisë dhe bartësit e funksioneve publike të emëruar nga ana e Qeverisë, vendimet për kufizim të shpenzimeve zyrtare të funksionarëve për shërbime hotelierike për mbledhje pune dhe për shfrytëzim të automjeteve zyrtare, si dhe masa tjera nga Plani.

“Megjithatë, zëvendëskryeministri potencoi se Qeveria vazhdimisht punon në transparencën proaktive dhe llogaridhënien të cilat janë baza për luftë kundër korrupsionit, Nga ana e nënkryetares Jourova ishte dërguar mbështetje për implementimin e Planit për luftë kundër korrupsionit dhe ishte potencuar se qëndrojnë në dispozicion për shfrytëzim të përvojave nga vendet anëtare të BE-së në pjesën e transparencës dhe llogaridhënies të së drejtës”, shtohet në kumtesë.

Advertisement

 

 

Nikollovski-Jourova: Eurokomisioni i njeh përpjekjet qeveritare për luftë kundër korrupsionit shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy