
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja tek Liqeni Ii Thatë ku një person ka qëlluar me armë zjarri drejt një makine.
Mësohet se një person i paidentifikuar, i cili është larguar në këmbë, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në drejtim të mjetit tip Benz me drejtues shtetasin Lulezim Masha, 63 vjeç, (administrator i një shkolle private), i cili udhëtonte i vetëm. Si pasojë e të shtënave, nuk ka persona të lënduar.
Advertisement
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës me qëllim kapjen e autorit.