Marjus Qema qan me ngashërim: Se dija që arma ishte e mbushur, Mehmetin e kisha shok të ngushtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Marjus Qema qan me ngashërim: Se dija që arma ishte e mbushur, Mehmetin e kisha shok të ngushtë

Këto janë momentet e fundit pak para vrasjes me armë zjarri të Mehmet Qemës nga shoku i tij Marjus Dema në rrugën “5 Maji” në Tiranë.

Siç duket edhe në video, grupi i të rinjve ishin duke luajtur me armë dhe më pas Marjus Dema ka qëlluar me një plumb në gjoks shokun e tij duke e plagosur rëndë. Qema ndërroi jetë sapo mbërriti në spital.

Shokët ishin mbledhur në një lokal ku po konsumonin pije alkoolike. Mësohet se kur është qëlluar, Qema ka qenë i ulur në tavolinë me shokët dhe ka marrë një plumbi që ka rezultuar fatal, ndërsa dyshohet se vrasja ka ndodhur nga pakujdesia.

Pak orë pas ngjarjes, është vetëdorëzuar në polici autori 28-vjeçar Marjus Dema dhe një nga personat qe ishte tavoline me te ne momentin  e ngjarjes Frenkli Myftari. I riu akuzohet për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Advertisement

 

Përpara hetuesve Dema është shprehur se nuk e dinte që arma ishte e mbushur. Duke qarë me ngashërim, ai u shpreh se më shumë i vinte keq për shokun që vrau sesa për dënimin me burg. Ai ka deklaruar se nuk e mban mend ku e ka lënë armën më pas.

 

Ndëkohë policia ka çuar autorin në vendngjarje për të gjetur pistoletën. Uniformat blu kanë gjetur gjithashtu edhe një pajisje të prodhimit të kriptomonedhës Bitcoin. Kjo po hetohet nga krimi ekonomik. Pajisja ishte e instaluar në ambientet e lokalit, që ishte marrë me qira nga autori i vrasjes Marjus Dema.

Advertisement

 

Ndërkohë në kërkim janë ende Erlind Peka, Bralid Aga, Blerim Hoti dhe Xhuljano Koçi të cilët akuzohen për moskallëzim krimi.

 

Viktima dhe autori binin në sy për jetën luksoze të cilën e ekspozonin edhe në rrjetet sociale. Ata kishin shoqëri me këngëtarë të ndryshëm ku merrnin pjesë edhe në videoklipe.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy