minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Basha: Vetëm tre vetë nuk e duan vettingun në politikë - Struga.info


Basha: Vetëm tre vetë nuk e duan vettingun në politikë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Basha: Vetëm tre vetë nuk e duan vettingun në politikë

Në takimin që zhvilloi këtë të shtunë me demokratët në Durrës, kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se vetëm tre politikanë nuk e duan vettingun në politikë, pasi, sipas tij, ata kanë frikë nga ky proces.

 

“Ata që gënjejnë nga mëngjesi në darkë, nuk i mbledh asgjë e mirë për qytetarët. Mblidhen për dy qëllime. Përpiqen të dobësojnë dhe ta shkatërrojnë PD-në. Kushdo qofshin, njerëz që i kemi pasur përballë, si Rama, apo të tjerë si Berisha që nga mëngjesi në darkë shpifi për njerëzit më të shquar që i kanë qëndruar në krah, vetëm se nuk pranuan të përulen. Beteja jonë është ta ndajmë politikën nga krimi. Ndaj projekti ynë për vetingun e politikanëve, është të mundësojë që ata që pretendojnë të jenë kryebashkiakë, të shkojë përpara vetingut dhe të provojë që nuk është i lidhur me botën e krimit dhe oligarkisë.Vetëm 3 njerëz nuk e duan vetingun e politikanëve. Sepse ndan shapin nga sheqeri. Fare e thjeshtë, ndërkohë që deputetët e PD denonconim afgerën e bulevardit, ku i pari i bandës sunduese dhe kryetari i kryeqyutetit ne denonconim”, tha Basha.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy